Hisen Berisha tregohet fort i ashpër: Mjetet e përdorura nga VV janë të organizatave terroriste
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se në vitin 2016 në kohën kur partia në pushtet, Vetëvendosje protestonte, ka përdorurë mjete të formave që i përdorin organizatat terroriste. Berisha në Prime Time tha se VV-ja me molotov e mjete tjera të rënda, ka sulmuar edhe institucionet e vendit, shkruan Gazeta10. ‘Ka qenë një imazh…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka thënë se në vitin 2016 në kohën kur partia në pushtet, Vetëvendosje protestonte, ka përdorurë mjete të formave që i përdorin organizatat terroriste.
Berisha në Prime Time tha se VV-ja me molotov e mjete tjera të rënda, ka sulmuar edhe institucionet e vendit, shkruan Gazeta10.
‘Ka qenë një imazh negativ i shtetit në vitin 2016. E tërë bota është tmerruar me ato çfarë ka ndodhur këtu. Nga goditja me armë krahu e institucioneve, gjuajtja me molotov ndaj parlamentit, ato janë armë që përdorën nga organizata terroriste”, tha ai.
“Janë diku 9 policë që janë lënduar, ata u shëruan në Turqi. Mjetet e format që i ka përodorur VV-ja, janë të organizatave terroriste”, tha Berisha në Prime Time.