Hiqet suspendimi ndaj Zëvendëskomandantit të policisë në Zubin Potok
Zëvendës Komandanti i Stacionit të Policisë në Zubin Potok, Jugoslav Bugovac, pritet të kthehet në detyrë pasi ndaj tij është hequr masa e suspendimit, pesë ditë pasi ajo ishte ngritur. Vendimi që heqjen e kësaj mase ka bërë që serbët t’i ndërprejnë protestat.

Lajme
Zëvendës Komandanti i Stacionit të Policisë në Zubin Potok, Jugoslav Bugovac, pritet të kthehet në detyrë pasi ndaj tij është hequr masa e suspendimit, pesë ditë pasi ajo ishte ngritur.
Vendimi që heqjen e kësaj mase ka bërë që serbët t’i ndërprejnë protestat, raporton agjencia e lajmeve Beta.
Bugovac ishte suspenduar pasi që më 12 mars, protestuesit serbë kishin hyrë në stacionin policor në Zubin Potok dhe kishin liruar të arrestuarin Slobodan Sovrlic, i cili po merrej në pyetje aty.
Pas arrestimit, katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës kishin vendosur ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës dhe EULEX’in, deri në rikthimin në detyrë të Bugovacit.
“Më nuk ka arsye që ta mbajmë seancën e jashtëzakonshme”, ka thënë Kryetari i Asamblesë Komunale të Zubin Potokut, Nemanja Jaksic.