Hiqeni stresin me ‘Yoga’

Është e vështirë t’i gjejmë disa momente të qetësisë shpirtërore, në jetën tonë kaotke. Sidoqoftë, me përdorimin e ‘yogas’, duke i gjetur disa zona të përshtatshme, bëhet më e lehtë dhe më interesante. Ekzistojnë tri vende të përshtatshme ku ju mund të meditoni, duke hequr dorë nga rutina e përditshme dhe të gjeni paksa qetësi…

Lifestyle

15/11/2013 20:00

Është e vështirë t’i gjejmë disa momente të qetësisë shpirtërore, në jetën tonë kaotke. Sidoqoftë, me përdorimin e ‘yogas’, duke i gjetur disa zona të përshtatshme, bëhet më e lehtë dhe më interesante.

Ekzistojnë tri vende të përshtatshme ku ju mund të meditoni, duke hequr dorë nga rutina e përditshme dhe të gjeni paksa qetësi shpirtërore:

Në punë

Nëse ndonjëherë ju kanë ardhur në majë të hundës programet e kompjuterit duke u munduar t’i mësoni njerëzit, e kemi një këshillë, të cilën duhet ta dëgjoni.

‘Yoga’ ju bën që të relaksoheni dhe të mendoni se çdo gjë po shkon mirë në punë. Ky lloj meditimi preferohet të bëhet çdo dy orë në zyrën tuaj, duke e liruar trupin dhe mendjen.

Në liqe

Tash do t’ju dërgojmë në liqe. Instruktorja Natalie “Nato” Tailford na mëson se një vend i përshtatshëm për të bërë meditim është edhe liqeni. Kur lodhej në studion e saj, ajo shkonte në liqe dhe çlirohej nga çdo lloj stresi dhe lodhjeje duke bërë ‘Yoga’.

Në palestër

Secili prej nesh është i vetëdijshëm për dobitë që sjell palestra. Përpos formimit të mirë të trupit, aty e heq stresin dhe largohesh nga puna e lodhshme dhe obligimet tjera të jetës.

Një ‘Yoga’ e kohëpaskohshme, e kombinuar me ushtrimet e zakonshme, do t’ju bënte mirë që të çliroheni mentalisht dhe ta riformatoni trurin.