Hiqen rampa dhe parkingu ilegal në Brezovicë

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë sot rrënimin e rampës në Brezovicë, që ishin vendosur para disa vitesh me një vendim të strukturave paralele serbe në lë Komunë. 

Lajme

26/05/2014 17:53

Lidhur me këtë aksion, ministri në detyrë i Mjedisit, Dardan Gashi ka postuar në Facebook informatën dhe foton:

“Me problemet e Brezovicës, që nuk janë pak, e nisëm me rrënimin e rampës, që në shqipen e pastër po i thuhet laurë. Laurën dhe parkingun e hoqëm në bashkëpunim me Komunën e Shtërpcës, ndonëse me vonesë nga kjo e fundit”.

“Komuna e Shtërpcës e kuptoi besoj se ishte ilegal veprimi i saj shumë vjet me radhë, për të përfituar materialisht nga vizitorët dhe e them me bindje që po vjen koha që edhe komuniteti serb në Kosovë të trajtohet i barabartë dhe jo i ledhatuar, sepse është për të mirën e tyre. Për sundimin e ligjit. Ndërkohë ju faleminderit që po e ndani kohën me mu këto ditë, me aksionet tona si ministri. Po përpjekem që veprimet t\’i konsideroj punë, jo fjalët”.