Hillary Cliton: Përfundimi i luftës ishte detyrë e NATO-s

Hillary Clinton, nuk ishte e pranishme në 20-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, por ajo tregoi se nuk e harron asnjëherë popullin kosovarë.

Lajme

12/06/2019 18:48

Edhe pse nuk ishte e pranishme në ceremoninë e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, qytetarët e Kosovës i ka uruar përmes një videoje.

Përmes kësaj videoje, Clinton ka kujtuar kampet e refugjatëve që kishte parë në vitin 1999 dhe mikpritjen që gjeti ndër shqiptarët e zhvendosur nga Kosova.

Pavarësisht se nuk mundi të ishte pranë bashkëshrtit të saj, Bill Clinton, Hyllary Clinton tha se, kosovarët i ka në zemër.

“Nuk do ta harroj asnjëherë vizitën në kampin e refugjatëve në Maqedoni. Atje gjeta mikpritjen dhe këto ngjarje u shënuan me përqafime. Kjo shënon afirmitetin e ndërsjellë që kemi”, theksoi Clinton, shkruan lajmi.net.

Ajo po ashtu përmes këtij mesazhi, theksoi se Kosova ka përparuar në këto 20 vite.

“Sot në këtë përkujtim shohim përparimin, paqen dhe një të ardhme të ndritshme. Zgjedhjet të drejta dhe përforcim të drejtësisë”, është shprehur Clinton.

Tutje ish-Zonja e Parë amerikane ka folur edhe për rolin dhe rëndësinë e NATO-s, ku theksoi se përfundimi i luftës në Kosovë ishte detyrë e NATO-s.

“Kam pas dyshime dhe pyetje për rolin dhe rëndësinë e NATO-s. Ajo mbetet esenciale për mbrojtjen e lirisë dhe ky intervenim është një shembull që nuk duhet të shkojmë më tutje për të treguar fuqinë e kësaj ideje. Përfundimi i luftës ishte detyrë e NATO-s”, theksoi Clinton.

Clinton në këtë përvjetor nuk mundi të ishte e pranishme, pasi që ditë më parë ka ndërruar vëllai i saj, por ajo tregoi edhe një herë dashurinë për popullin e Kosovës.

“Unë nuk jam në gjendje të jem në përkujtimin e konfliktit, por ju kujtoj se jeni në mendjen time dhe ju dërgoj përqafime krahas burrit tim. Derisa e merrni kohën për të kujtuar të dashurit tuaj, mbani në mend se shumë miq amerikanë po ju mbajnë dhe po ju mbështesin në zemrat e tyre”, theksoi ish-Zonja e Parë.

Clinton në këtë video falënderoi edhe ish-presidenten Atifete Jahjaga për aktivitetin e saj edhe në të drejtat e grave. /Lajmi.net/