Hillary Clinton shfaqet duke blerë libra
Derisa presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, po bën deklarata gjysmë-apologjike, Hillary Clinton është parë në publik përsëri.
Bota
Kësaj radhe, Hillary Clinton, e cila u mposht nga Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale, është parë në një librari në Rhode Island.
Është Jessica Wick, punëtore e dyqanit të librave ‘’Savoy’’ në Westerly, që ka publikuar një fotografi në facebook, ku shihet nën shoqërinë e ish-kandidates presidenciale Clinton, njofton Klan Kosova.
Clinton raportohet se doli për të blerë libra bashkë me familjen e saj.