Hillary Clinton: Putin mund të jetë i rrezikshëm

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e cila sot në Berlin do të prezantojë librin e saj "Zgidhjet e vështira", deklaroi për gazetën "Bild am Zontag" se presidenti rus, Vlladimir Putin mud të jetë i rrezikshëm.

Bota

06/07/2014 14:48

Mendoj se ai mund të jetë i rrezikshëm. Një njeri si Putini gjithnjë shkon deri në kufi, tha Clinton, duke paralajmëruar se tashti nevojitet t’i “jepet një porosi e qartë” shefit të Kremlinit.

Sipas Clinton, “agresioni më i ri në Ukrainë” duhet të marrë përgjigje nga një reagim i përbashkët i Perëndimit.

“Ne nuk bën të lejojmë, që një lider udhëheqës politik, pas Luftës së Dytë Botërore, sërish rivizaton kufijtë e Evropës”, ka deklaruar Clinton, duke shtuar se shumica e ukrainasve dëshirojnë të jetojnë në shtet të pavarur që është “urë” ndërmjet Perëdnimit dhe Rusisë.

Clinton, e cila mendon seriozisht të kandidohet për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016, ka theksuar që veçmas njerëzit e rinj në Ukrainë duan të jenë të lidhur më fuqishëm me Evropën.

As presidenti gjerman Joachim Gauk, nuk mendon shumë më ndryshe për Putinin. Ai në një intervistë tradicionale verore për televizionin ZDF paraqiti skepticizmin ndaj njerëzve, të cilët në konfliktin e Ukrainës tregojnë mirëkuptim për lëvizjet e Putinit.