Hillary Clinton fuqizon fushatën

Hillary Clinton po e shkallëzon më tej fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale. Të dielën ajo zhvilloi fushatë në Ajova, në përpjekje për të regjistruar vullnetarë politikë për fushatën e saj. Ajova është një shtet që e priti ftohtë zonjën Clinton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, raporton Zëri i Amerikës.

Bota

14/06/2015 22:28

Dje ajo jo foli në një miting me pjesëmarrjen e një numri të madh njerëzish. Ky është mitingu i parë i rëndësishëm i zonjës Clinton në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Në fjalën që mbajti në mingun e zhvilluar në Ishullin Roosevelt në Nju Jork, Hillary Clinton i tha mijëra përkrahësve të saj se ajo po kandidon për t’u bërë presidentja e të gjithë amerikanëve, përfshirë ata që janë në gjendje të vështirë ekonomike pas periudhës së recesionit.

Zonja Clinton tha se të mirat materiale duhet t’i gëzojnë të gjithë njerëzit.