Hill: Përshtypja ime është që Thaçi nuk mund të lëvizte gjërat brenda UÇK-së
Gjykatësi Gaynor e pyeti Hillin nëse pajtohej që UÇK-ja mund të përshkruhej si një lëvizje çlirimtare e armatosur. Ai tha se po, megjithatë shtoi se UÇK-ja kishte grupe që vepronin “sipas kokës së tyre”. Kur u pyet të bënte dallimin mes një udhëheqësi politik dhe ushtarak në kuadër të një lëvizjeje të tillë, Hill tha…
Lajme
Gjykatësi Gaynor e pyeti Hillin nëse pajtohej që UÇK-ja mund të përshkruhej si një lëvizje çlirimtare e armatosur.
Ai tha se po, megjithatë shtoi se UÇK-ja kishte grupe që vepronin “sipas kokës së tyre”.
Kur u pyet të bënte dallimin mes një udhëheqësi politik dhe ushtarak në kuadër të një lëvizjeje të tillë, Hill tha se Thaçi nuk i dukej se mund të “lëvizte gjërat brenda UÇK-së”.
“Udhëheqësi politik është një person që luan një rol të ministrit të Jashtëm, nëse mund ta them kështu, dhe nuk është përgjegjës për punët e brendshme. Përshtypja ime është që nëse shikoni historikun e Thaçit, formimin e tij, nuk ka asgjë që sugjeron se mund të lëvizte gjërat brenda UÇK-së. Por, në pikëpamjen e jashtme ai e kuptonte se si funksiononte bota dhe e kuptonte që është e rëndësishme që SHBA-ja të ishte në anën e tyre”, tha ai.