Hill gjatë takimit me Bërnabiqin: Vazhdimi i bisedimeve Kosovë-Serbi, rruga e vetme

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është mënyra e vetme për të ecur para dhe se shteti që përfaqëson ai përkrah fuqimisht dialogun Kosovë – Serbi. Ambasadori Hill është shprehur kështu gjatë takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. “Hill ka theksuar se vazhdimi i bisedimeve është mënyra e vetme…

Lajme

05/08/2022 16:25

Ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se dialogu është mënyra e vetme për të ecur para dhe se shteti që përfaqëson ai përkrah fuqimisht dialogun Kosovë – Serbi.

Ambasadori Hill është shprehur kështu gjatë takimit me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

“Hill ka theksuar se vazhdimi i bisedimeve është mënyra e vetme për të zgjidhur çështjet e hapura dhe ka ripotencuar se SHBA-ja përkrah fuqishëm dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”, bëhet e ditur në njoftimin e qeverisë serbe.

Sipas kësaj komunikate, Bërnabiq gjatë takimi ka shprehur besimin se takimi në Bruksel më 18 gusht mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Vuçiqit, do të jetë konstruktiv. /Lajmi.net/