Hill flet për takimet e Escobar dhe Donfried në Beograd
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill ka folur për takimet që kanë ndodhur atje midis Ndihmës Sekretares së Shtetit të SHBA-ve për Çështje Europian edhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe të Dërguarit të Posaçëm të SHBA-vë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar me udhëheqësit serbë gjatë vizitës së tyre në Beograd.

Lajme
I pyetur nga Tanjug nëse bisedimet kishin plotësuar pritjet e tyre, ai tha se: “Ne jemi të kënaqur me takimet e tyre dje”.
“Takimet e mëparshme dhe ato të ardhshme janë pjesë e një përpjekjeje të përbashkët për të thelluar dhe zgjeruar marrëdhëniet tona”, tha Hill, i cili ishte gjithashtu prezent në bisedat mes amerikanëve dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, si dhe kryeministres Ana Bërnabiq.
Donfried, e shoqëruar nga Escobar, në vizitën e saj në Prishtinë dha mesazhin e qartë se status-quoja është e paqëndrueshme.
Përveç se në Prishtinë dhe Beograd, ajo qëndroi në vizitë edhe në Sarajevë.