Hill: Asociacioni s’do të ishte rast unik, shembuj të ngjashëm ekzistojnë në Evropë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i Komunave Serbe  në Kosovë nuk është model unik dhe se shembuj të një asociacioni të tillë tashmë ekzistojnë në zonat multietnike në Evropë. “Ideja e këtyre negociatave është përgatitja e Kosovës dhe Serbisë për të ardhmen evropiane dhe mendoj se ajo që mund të shohim…

Lajme

16/08/2022 15:50

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha se Asociacioni i Komunave Serbe  në Kosovë nuk është model unik dhe se shembuj të një asociacioni të tillë tashmë ekzistojnë në zonat multietnike në Evropë.

“Ideja e këtyre negociatave është përgatitja e Kosovës dhe Serbisë për të ardhmen evropiane dhe mendoj se ajo që mund të shohim në shoqëritë multietnike në mbarë Evropën është e ngjashme me atë që është paraparë në Kosovë, që është Asociacioni i Komunave Serbe. Pra, nuk do të ishte një shembull unik sepse modele të ngjashme ekzistojnë në pjesën tjetër të Evropës”, ​​tha ai kur u pyet se pse Amerika nuk po shtyn në formimin e Asociacionit.

Kësisoj diplomati amerikan iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve përmes Twitterit.