Hilary Duff rrëfehen për divorcin

Hilary Duff, më në fund ka thyer heshtjen dhe ka folur për ndarjen pas katër vitesh martesë. Pas ndarjes shumë të debatuar, pati edhe shumë zëra që thonin se do të kishte një ribashkim mes tyre, gjë e cila nuk ndodhi.

ShowBiz

05/03/2015 12:11

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi, aktorja ka thënë se ka qënë mjaft e dashuruar dhe e lumtur, por gjërat së fundmi nuk po shkonin aspak mirë mes tyre. Aktorja ka dhënë një intervistë për revistën “Cosmopolitan”, në të cilën do të jetë pjesë e kopertinës në muajin Prill dhe ka folur për ndarjen me Mike Comrie.

“Mike dhe unë kemi qenë shumë të dashuruar kur jemi njohur. Ne të dy donim shumë të martoheshim. Unë kam punuar që në moshën 11 vjeçare dhe vendimi për martesë në moshën 20 vjeçe më dukej shumë me vend. Ndoshta dhe nuk ka qenë i tillë, por ne e kemi kaluar pjesën më të madhe të kohës të lumtur. Kohët e fundit gjërat nuk po shkonin shumë mirë, por ende kishte dashuri mes nesh. Ndoshta nuk është e thënë që njerëzit duhet të rrinë gjithmonë bashkë”, ka bërë me dije ajo. Çifti ka një djalë 2 vjeçar të quajtur Luka. lajmi.net