Higuian kthehet në Serie A, por jo te Juventusi

Gonzalo Higuain do të rikthehet në Serie A, por jo te skuadra e Juventusit.

Sport

20/06/2019 23:53

Sulmuesi argjentinas ka përfunduar bashkëpunimin gjashtë mujor me Chelsean, për t’u kthyer në Serie A.

31 vjeçari mund t’i bashkohet Romës, që është në kërkim të një sulmuesi të madh si zëvendësim të Edin Dzeko.

Futbolli italian nuk është problem për Higuain, që ka veshur edhe fanellën e Napolit dhe Milanit.

Arsyeja e vetme që mund të vonojë arritjen e marrëveshjes, është paga e lartë e sulmuesit, i cili kërkon së paku nëntë milionë euro në sezon./Lajmi.net/