Higuain sërish në qendër të vëmendjes, tani ‘tërbohet’ me gjyqtarin

Argjentinasi Gonzalo Higuain arrin të jetë në qendër të vëmendjes nga java në javë pas transferimit në ligën amerikane të MLS.

Sport

19/10/2020 14:09

Pas katër vitesh në fanellën e Juventusit, Higuain u transferua në MLS ku forcoi ekipin e Inter Miami, por sulmuesi me përvojë ende nuk po tregon aftësitë.

Në debutim humbi një penallti, kështu zgjodhi të ndeshej me një lojtar kundërshtar, pastaj në ndeshjen tjetër ai shënoi një gol nga një goditje e lirë, dhe në ndeshjen e fundit ai tregoi përsëri anën e tij negative, përcjell lajmi.net.

Skuadra e Inter Miamit humbi në udhëtim te Montreal me rezultat 2:1. Bojan Krkic shkëlqeu për nikoqirët duke realizuar një gol dhe një asist. Higuain “shkëlqeu” në pjesën e tretë.

Argjentinasi sulmoi verbalisht gjyqtarin kryesor i cili i tregoi atij një karton të kuq pa menduar. /Lajmi.net/