Higuain rikthehet në Madrid
Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain mund të rikthehet në Madrid, jo te ish skuadra e tij Real, por te rivali i qytetit Atletico.

Sport
Gonzalo Higuain është duke konsideruar mundësinë e rikthimit në La Ligë.
Ish sulmuesi i Real Madridit spekulohet se do të largohet nga Napoli, pas përfundimit të këtij sezoni.
Reprezentuesi argjentinas dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve dhe Higuain në rast se nuk e arrin kualifikimin kësaj radhe, atëherë do të marrë pjesë në të me një skuadër tjetër.
E ai ekip sipas mediave spanjolle është Atletico Madrid që ka shprehur interesim për transferimin e tij.
Një kalim i tillë nuk do të mirëpritej nga tifozët e Realit që e mbështetën sulmuesin në kohën kur ai ishte në Santiago Bernabeu.