Higuain: Ky është trofeu që dua ta fitoj në Juventus

Gonzalo Higuain ka një objektiv të madh me Juventusin.

Sport

17/01/2020 14:10

Gonzalo Higuain ka objektiva të mëdha me skluadrën e Juventusit.

Sulmuesi argjentinas ka pranuar se dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën nga Torino.

“E vetmja ëndërr që kam është ta fitoj Ligën e Kampionëve”, deklaroi Higuain për “Telegraph”, transmeton lajmi.net.

Ai po ashtu ka ndarë lëvdata për trajnerin Maurizio Sarri. “Ai është trajneri që ka nxjerrë maksimumin nga unë. Të dy jemi kryefortë por nuk është gjë e keqe. Nganjëherë ballafaqohemi por në fund është gjithçka në rregull”, u shpreh ai. /Lajmi.net/