Higuain injoron Barcelonën
Gonzalo Higuain thotë se ai e as menaxheri i tij nuk kanë biseduar kurrë me Barcelonën, rreth mundësisë së transferimit të tij në Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport
Sulmuesi i Napolit, Gonzalo Higuain ka injoruar spekulimet se është objektiv i Barcelonës për transferim gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Emri i yllit argjentinas është përmendur në mesin e sulmuesve që spekulohet se kërkohen nga trajneri i ri i gjigantit katalan, Luis Enrique.
Por, Higuain ka insistuar se nuk di asgjë rreth interesimit të Barcelonës.
“As unë, e as menaxheri im nuk dimë asgjë rreth interesimit të Barcelonës. Me ne nuk ka biseduar askush”, deklaroi Higuain.
“Jam futbollist i Napolit. Për momentin mendoj vetëm për Kampionatin botëror”, u shpreh ai. Më pas do të vijnë pushimet, e merituara pas një edicioni të ngarkuar në Serie A me Napolin dhe Argjentinën në Kampionatin botëror.
Higuain është duke u përgatitur me Kombëtaren e tij për ndeshjen gjysmëfinale kundër Holandës, të mërkurën