Higuain: E vështirë që Lautaro ta refuzojë Barcelonën

Lautaro Martinez vazhdon të jetë lojtari në qendër të vëmendjes.

Sport

23/05/2020 16:31

Ylli i Inter, Lautaro, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, me emrin e tij që lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona.

Lidhur me situatën e lojtarit ka folur edhe Gonzalo Higuain i Juventus, që njëkohësisht është bashkëkombës i Lautaro.

Higuain beson do të jetë shumë e vështirë për anëtarin e Inter që të refuzojë një mundësi për kalimin te Barca.

“Është situatë e komplikuar, si për shembull kur isha 18 vjeç dhe Real Madrid shikonte për mua. Nuk thash ‘jo faleminderit’. Vetëm duhet të dish se çfarë ndodh”, ka thënë Higuain, transmeton lajmi.net.

“Është e vështirë të thuash jo kur Barcelona dhe Messi thërrasin… Nuk do doja të isha në këpucët e tij”, ka shtuar argjentinasi.

Lautaro ka pasur sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Inter. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendje të madhe.

Gjithashtu, kampanja e Kupës së Amerikës 2019 ishte ajo që e afroi me Lionel Messin, ky i fundit që thuhet të ketë kërkuar nga Barca që të transferojnë Lautaron. /Lajmi.net/