Higuain: Doja vetëm Juventusin

Gonzalo Higuain ka bërë të ditur edhe një herë se vëmendja e tij ishte vetëm tek Juventus.

Sport

12/09/2019 19:30

Gjatë gjithë verës është folur për skuadrën e mundshme të Higuain, pasi askush nuk e shihte argjentinasin si pjesë të planeve të Sarri.

Lojtari argjentinas ka bërë të ditur se ai kishte idetë e qarta dhe ajo që interesohej ishte vetëm të qëndronte tek Juventus.

“Sapo u ktheva në Torino, i kisha idetë e qarta. Dëshiroja të qëndroja tek Juventus” ka thënë lojtari për ‘Sky Sport Italia’, transmeton lajmi.net.

“Sinqerisht, askush nuk më tha asgjë kur u ktheva. U ktheva, punova fort që të provoja kualitetet e mia” ka thënë tutje ‘Pipita’.

“Është një skuadër e madhe, me një tifozëri të shkëlqyeshme” ka thënë ndër të tjerash ylli argjentinas.

Higuain ka gëzuar pozitën e titullarit në javët e para të Serie A, madje në derbin kundër Napoli la gjurmë duke shënuar gol. /Lajmi.net/