Hierro, ndihmës i Ancelottit te Reali
Carlo Ancelotti e ka gjetur ndihmësin e tij. Fernando Hierro do ta zëvendësojë Zinedine Zidanen nga sezoni i ardhshëm në shtabin teknik të Real Madridit.
Sport
Real Madridi ka njoftuar përmes uebfaqes së vetë zyrtare se tashmë e ka gjetur ndihmësin e trajnerit Carlo Ancelotti. Bëhet fjalë për Fernando Hierron.
Ish qendërmbrojtësi spanjoll do ta zë vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidane, i cili i mori në dorë të rinjtë e Realit.
Trajneri italian e ka konsideruar Hierron si personin ideal për të bashkëpunuar për sezonin tjetër, në kërkim të përsëritjes së sukseseve të sezonit të fundit.