Hidhet shorti i fazës së Play Off-it për ‘EURO 2016’

Janë mësuar çiftet e ndeshjeve të Play Off-it, për kualifikim në Kampionatin Europian.

Sport

18/10/2015 11:42

Tetë skuadrat e mbetura në Play Off, i kanë mësuar kundërshtarët e tyre me të cilët do të luftojnë për një vend në Europian.

Ndeshjet më interesante në këtë fazë pritet të jenë, Suedi – Danimarkë dhe Bosnja & Hercegovina ndaj Republikës së Irlandës.

Në dy ndeshjet tjera Norvegjia luan kundër Hungarisë dhe Ukraina me Slloveninë.