Hidhet me parashutë nga qafa e Llogarasë, lëndohet 39-vjeçari nga Tirana

Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi udhëtimi i tij me parashutë përfundoi me aksident. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:46 të kësaj të diele.

Lajme

09/08/2020 19:43

Policia thotë se “në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë shtetasi L. A., 39 vjeç, nga Tirana dhe është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë”.

Për pasojë ai ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me rastin, njofton oranews.tv përcjell Klan Kosova.