Heynckes: Bayerni me Shaqirin ka të ardhme të sigurt

Ish trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes mendon se klubi gjerman e ka siguruar një të ardhme të artë dhe se do të domininojë në futbollin gjerman për vite të tëra. Bayerni e fitoi ‘treshen’ historike të trofeve sezonin e kaluar nën drejtimin e Heynckes, para se ky i fundit të zëvendësohej nga Pep Guardiola,…

Sport

27/03/2014 13:52

Ish trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes mendon se klubi gjerman e ka siguruar një të ardhme të artë dhe se do të domininojë në futbollin gjerman për vite të tëra.

Bayerni e fitoi ‘treshen’ historike të trofeve sezonin e kaluar nën drejtimin e Heynckes, para se ky i fundit të zëvendësohej nga Pep Guardiola, i cili e siguroi titullin në Bundesliga, pas fitores 3:1 ndaj Hertha Berlinit në mesjavë.

“Bayerni e ka skuadrën më të mirë në Evropë, po ashtu edhe në botë. Bavarezët e kanë siguruar një të ardhme të artë. Pas vitit 2012 ne shkuam në një drejtim tjetër dhe siguruam top performues si Shaqiri, Dante, Mandzukic, Martinez, Pizarro e Starke”, deklaroi trajneri i trofeshëm gjerman për magazinën gjermane, Kicker.