Hetuesit gjejnë ditarin me 63 faqe të Astrit Deharit

Hetuesit që po merren me zbardhjen e rastit të vdekjes së Astrit Deharit kanë gjetur një ditar personal të të ndjerit në dhomën e tij të dhe janë duke lexuar përmbajtjen e tij.

Lajme

08/11/2016 14:40

Burime të Indeksonline brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se hetuesit lexojnë dhe analizojnë çdo pjesë të ditarit të Astrit Deharit i cili është shkruar gjatë kohës së paraburgimit.

I njëjti burim ka treguar se sipas informacioneve të siguruara, javën e kaluar Astrit Dehari është vizituar nga familjarët e tij disa herë, por gjithmonë ata kanë qenë të shoqëruar nga një përfaqësues i Vetëvendosjes./Indeksonline