Hetuesit e policisë marrin provat e gazit në Kuvend

Hedhja e gazit lotsjellës në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, ka alarmuar njësitet e sigurisë.

Lajme

21/03/2018 13:09

Pasi deputetët e Vetëvendosjes hodhën gaz në Kuvend, njësiti i mbrojtjes së afër ka arritur në sallë, ku po i kontrollon ulëset e të zgjedhurve të Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.

Gaz lotsjellës hodhën Xhelal Sveçla dhe Fitore Pacolli, pak minuta pasi nisi seanca për demarkacion.