Hetuesi policor paditë shefin e AKI-së, Bashkim Smakaj

Dukagjin Krasniqi ishte hetuar nga Inspektorati i Policisë dhe më pas nga AKI ku ishte akuzuar se kishte uzurpuar një pronë. Ai më pas ka paditur me një padi private Bashkim Smakaj për fyerje dhe shpifje si dhe ka ngritur edhe një kallëzim penal për AKI-në,

Lajme

01/04/2014 07:14

Hetuesi në Departamentin për Krime të Rënda në Njësinë kundër terrorizmit, Dukagjin Kransniqi i është refuzuar leja e sigurisë nga Departamenti i Verifikimit i AKI-së, me arsyetimin se ka uzurpuar një pronë dhe ka aktakuzë të ngritur kundër tij për ushtrim arbitrar të së drejtës.

Koha Ditore sot raporton se hetimi për këtë çështje ka rezultuar me mbylljen e hetimeve në mungesë të veprës penale, e cila qe iniciuar nga Inspektorati i Policisë .Për këtë arsye, hetuesi ka paditur AKI-në në Gjykatë.

Dukagjin Krasniqi thotë se prona për të cilën është akuzuar se është uzurpuar i takon ndërrmarjes shoqërore “Drenica”.

“Më është kthyer negativ, për arsye se ndaj meje është ngritur një aktakuzë se gjoja unë dhe familja ime kemi uzurpuar që nga viti 2000. Kjo tokë ak qenë pronë shoqërore e menaxhuar nga ndërmarrja bujqësore “Drenia”, ngjitur me një pronë të trashëguar nga babai. Ne kemi shfrytëzuar një hektar e gjysmë me qira nga “Drenica”. Prej fillimit të vitit 2007, kur është privatizuar, e kemi paguar qiranë sipas kontratës”.

Dukagjin Krasniqi ka ngritur padi private kundër shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj në Gjykatën Themelore për shfipje dhe fyerje si dhe ka ngritur një kallëzim penal për AKI.

Dukagjin Krasniqi ka marrë medalje për shërbim ndaj popullit dhe besnikëri ndaj shtetit. Polic me etikë të pastër, profesionalizëm policor dhe përkushtim, ishte vlerësuar nga ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, në vitin 2010, raporton Koha Ditore.