Het-triku i parë i Toures

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure u gëzua që shënoi het-trikun e tij të parë në karrierë në fitoren 5:0 ndaj Fulhamit. Mirëpo, ylli nga Bregu i Fildishtë u nda i kënaqur për paraqitjen e ekipit që mori pikë të plota dhe vazhdoi luftën për kreun e tabelës me gjashtë pikë më pak se lideri…

Sport

22/03/2014 18:50

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure u gëzua që shënoi het-trikun e tij të parë në karrierë në fitoren 5:0 ndaj Fulhamit.

Mirëpo, ylli nga Bregu i Fildishtë u nda i kënaqur për paraqitjen e ekipit që mori pikë të plota dhe vazhdoi luftën për kreun e tabelës me gjashtë pikë më pak se lideri Chelsea, por tri ndeshje më pak të zhvilluara.

“Kjo është hera e parë që kam shënuar het-trik në karrierën time”, deklaroi Toure pas ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur dhe mendoj se është shumë me rëndësi për vetëbesimin për ndeshjen e radhës. Skuadra luajti shumë mirë. Meritat i takojnë edhe menaxherit sepse ne jemi duke luajtur më në sulm, dhe gjithmonë vejmë kundërshtarin nën presion”.

“Është shumë e lehtë për mua të përqendrohem dhe të bëjë diçka që kam bërë sot. Kemi vetëm një gjë për çka duhet të mendojmë, Premierliga. Do të jetë shumë, shumë e vështirë dhe e ngushtë”.