Herrera: Nuk është dështim nëse nuk e fitojmë Ligën e Kampionëve

Pritshmëritë te skuadra e Paris Saint Germain nuk janë të larta.

Sport

15/08/2020 16:21

Paris Saint Germain tashmë ka kaluar në gazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, por synimet e lojtarëve nuk ndalen këtu, edhe pse pritshmëritë nuk duken maksimale.

Lidhur me kompeticionin dhe situatën aktuale ka folur edhe mesfushori i PSG, Ander Herrera.

Spanjolli ka bërë të ditur qartë se nëse ai dhe shokët e tij të skuadrës dështojnë të triumfojnë në Ligën e Kampionëve, sezoni përsëri nuk mund të konsiderohet dështim, duke lënë të kuptohet se skuadra mjaftohet me titujt e tjerë të fituar.

“Nëse ne nuk e fitojmë Ligën e Kampionëve nuk do të ishte dështim. Do të ishte dështim për 10 skuadra atëherë”, ka thënë Herrera, transmeton lajmi.net.

“Ne tashmë kemi bërë punë të përkryer në futbollin nacional, duke fituar katër tituj këtë sezon”, ka shtuar spanjolli.

“Kemi kualitetin për të fituar gjysmëfinalen, por duhet të dimë se ata luajnë pa presionin për të fituar ndeshjen. Do të jenë rrezik (Leipzigu)”, ishin fjalët e mesfushorit.

Paris Saint Germain përballet në gjysmëfinale me skuadrën e Leipzig, kurse në rast kalimi në finale, atëherë do të presin fituesin e Bayern Munich – Manchester City. /Lajmi.net/