Herrera gëzon Unitedin

Mesfushori Ander Herrera është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Queens Park Rangers në fundjavë.

Sport

09/09/2014 16:04

Lajm i mirë për Manchester Unitedin. Mesfushori Ander Herrera është rikuperuar nga lëndimi dhe mund të stërvitet pa problem, duke qenë në dispozicion të menaxherit Louis van Gaal për ndeshjen kundër Queens Park Rangers në fundjavë.

Futbollisti që kushtoi 30 milionë euro pas blerjes nga Athletic Bilbao gjatë verës mungoi për tri javët e kaluara për shkak të një dëmtimi që pësoi në fillim të sezonit në Premierligë.

Mirëpo, Herrera është shëndosh e mirë dhe pas rikthimit në stërvitje, do të jetë në dispozicion për duelin e ardhshëm me QPR-në në Old Trafford.