Heronjtë tanë janë atje: Nuk ka se si të mungojnë fotot e Thaçit dhe Veselit në përballjen Shqipëri-Spanjë
Përderisa po zhvillohet ndeshja historike në mes të Shqipërisë dhe Spanjës në kuadër të Euro 2024, nuk ka se si të mos mungojë në tribuna edhe banerat e dy figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-Presidentit Hashim Thaçi si dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. Tifozët e Kombëtares së Shqipërisë në numër të madh janë parë…

Lajme
Përderisa po zhvillohet ndeshja historike në mes të Shqipërisë dhe Spanjës në kuadër të Euro 2024, nuk ka se si të mos mungojë në tribuna edhe banerat e dy figurave kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-Presidentit Hashim Thaçi si dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli.
Tifozët e Kombëtares së Shqipërisë në numër të madh janë parë rrugëve të qytetit të Dusseldorfit ku nuk ka munguar atmosfera impozante nga tifozët kuqezi, qytet ky ku edhe po zhvillohet ndeshja në mes të Shqipërisë dhe Spanjës, vendimtare për kualifikimin tutje.
Por atmosfera e mrekullueshme nuk ka munguar as brenda stadiumit “Merkur Spiel Arena” të Dusseldorfit, ku po ndeshen Shqipëria dhe Spanja, ndërsa ka spikatur fotografi e dy ish-themeluesve të UÇK’së, të cilët padrejtësisht po gjykohen në Hagë.
Ndryshe, sonte vetëm një fitore përballë Spanjës do të mund të na çonte Shqipërinë në 1/8 për herë të parë në histori.