Heronjtë e Newcastles

Yjet e Newcastle Unitedit kanë publikuar fotografitë e ndejës së tyrë festive para Krishtlindjeve në rrjetet sociale. Ekipi është në disponim festiv dhe pa dyshim se do të ngre dolli për paraqitjet fantastike të muajit nëntor, si dhe fitores së madhe në Old Trafford kundër Manchester Unitedit të shtunën. Portieri Tim Krul, i cili më…

Sport

08/12/2013 19:34

Yjet e Newcastle Unitedit kanë publikuar fotografitë e ndejës së tyrë festive para Krishtlindjeve në rrjetet sociale.

Ekipi është në disponim festiv dhe pa dyshim se do të ngre dolli për paraqitjet fantastike të muajit nëntor, si dhe fitores së madhe në Old Trafford kundër Manchester Unitedit të shtunën.

Portieri Tim Krul, i cili më herët gjatë kësaj jave mori çmimin e portierit më të mirë në Premierligë për muajin nëntor, publikoi një fotografi në rrjetin social Twitter ku ai dhe bashkëlojtarët e tij janë paraqitur me uniforma të shumë karaktereve të super heronjve si Batman, The Joker, Ninja breshka, Superman, Spiderman, The Grinch e të tjerë.