Herolind Shala i uron gjithë lojtarët që sot debutuan te Kosova

Herolind Shala ka lavdëruar bashkëlojtarët te Kosova për ndeshjen e zhvilluar në miqësoren kundër Suedisë.

Sport

12/01/2020 19:28

Kosova u mposht 0-1 nga Suedia në Doha të Katarit, në miqësoren jashtë orarit të FIFA-s.

Shala, në një postim në Facebook, ka uruar lojtarët që sot debutuan te Kosova, duke thënë se e ardhmja e ‘Dardanëve’ është e ndritur.

“Gjithmonë futemi në fushë për të fituar, por sot nuk ia dolëm. Ndeshje shumë e mirë nga ana jonë”, ka shkruar Shala.

“I lumtur me bashkëlojtarët që debutuan me Kosovën dhe dua t’i urojë të gjithë. Kemi futbollistë shumë të mirë, këta janë e ardhmja e Kosovës”./Lajmi.net/