Herolind Shala futet në formacionin e vitit në Norvegji

Herolind Shala është përfshirë në formacionin e vitit në elitën e futbollit norvegjez.

Sport

03/12/2019 23:50

Kampionati i Norvegjisë ka përfunduar këtë fundjavë, teksa Molden është shpallur kampion për herë të katërt në histori të klubit.

Sezoni që shkoi ka qenë i mirë edhe për mesfushorin e Kombëtares së Kosovës, Herolind Shala.

27 vjeçari që është pjesë e Valerenga ka mbyllur sezonin me 21 paraqitje dhe gjashtë gola të shënuara.

E mesfushori i Kosovës, Herolind Shala është vlerësuar jashtëzakonisht shumë, pasi është përfshirë në formacionin më të mirë të vitit në Norvegji nga gazeta më e madhe në Norvegji, VG.no.

Në Norvegji luajnë edhe disa futbollistë tjerë shqiptarë, si Elbasan Rashani, Liridon Kalludra, Flamur Kastrati, Zymer Bytyqi, Ylldren Ibrahimaj dhe Veton Berisha./Lajmi.net/