Heroi i Argjentinës në finale të Kupës së Botës akuzohet për abuzim seksual

Një lajm skandaloz vjen nga Argjentina. Sipas mediave lokale, kampioni i botës në futboll, Gonzalo Montiel u akuzua për abuzim seksual me një grua. Gjegjësisht, futbollisti që shënoi golin e fitores për Argjentinën në penallti me Francën në finalen e Kupës së Botës, u akuzua si një nga përdhunuesit më 1 janar të vitit 2019…

Sport

30/03/2023 22:17

Një lajm skandaloz vjen nga Argjentina. Sipas mediave lokale, kampioni i botës në futboll, Gonzalo Montiel u akuzua për abuzim seksual me një grua.

Gjegjësisht, futbollisti që shënoi golin e fitores për Argjentinën në penallti me Francën në finalen e Kupës së Botës, u akuzua si një nga përdhunuesit më 1 janar të vitit 2019 gjatë festës së ditëlindjes.

Këto pretendime janë bërë nga avokati Raquel Hermida në një intervistë për Radio 10, transmeton lajmi.net.

Sipas raportimeve, ditët e fundit viktima ka marrë kërcënime të shumta që vijnë nga një rreth pranë lojtarit.

Avokati i viktimës ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur: “Klientja ime është modele dhe nuk pi alkool, por pasi provoi dy pije “ka mbetur pa ndjenja”.

“Pas kësaj ajo është “hedhur në derën e shtëpisë së Montielit” dhe “nuk e di se sa persona janë përfshirë në abuzim”, shtoi ai.

Avokati deklaroi se Montiel dhe viktima ishin në një lidhje të shkurtër.

Viktima është modele dhe nuk konsumon alkool, por kur ka provuar dy pije ka mbetur krejtësisht pa ndjenja./Lajmi.net/