Hernandez: Ja kë e dua në short

Sulmuesi i Real Madridit, Javier Hernandez refuzon të përmend një skuadër të preferuar për kundërshtar të radhës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Sport

24/04/2015 09:11

Sulmuesi i Real Madridit, Javier Hernandez ka thënë se nuk ka ndonjë preferencë rreth kundërshtarit të radhës në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos janë në mesin e katër skuadrave më të mira së bashku me Barcelonën, Bayern Munichun dhe Juventusin.

Por, Hernandez nuk ka ndonjë preferencë.

“E vërteta është se në Ligën e Kampionëve janë skuadrat më të mira”, deklaroi “Chicharito” për “Marca”.

“Deri në çerekfinale nuk ka ndeshje të lehta. Duhet të takoheni me këdo që duhet. Të them se preferoj dikë është mungesë respekti ndaj ndonjë rivali”, u shpreh ai.