Hernandez i Realit

Javier Hernandez ka mbëritur në Madrid për t’ju nënshtruar testeve mjekësore, para nënshkrimit të kontratës me Realin. Sulmuesi meksikan do të bëhet përforcimi më i ri i Los Blancos.

Sport

01/09/2014 12:42

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Javier Hernandez është shumë pranë zyrtarizimit si futbollist i ri i Real Madridit.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “Marca”, sulmuesi meksikan ka mbërritur në Madrid për t’ju nënshtruar testeve mjekësore të cilat nëse i kalon me sukses, do të nënshkruajë menjëherë kontratën me Los Blancos.

Hernandez do të mbërrijë në Santiago Bernabeu si huazim me mundësi të blerjes në verën e vitit të ardhshëm.

Ai do të shërbejë mbulesë për francezin Karim Benzema, i cili së bashku me dyshen Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo e formon repartin ofanziv të Real Madridit.