Hernandez flet për kontratën e re me Milanin
Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez ka konfirmuar bisedimet e kontratës së re me Milanin.

Sport
Theo Hernandez ka theksuar se ai është i lumtur në Milano dhe po planifikon rinovimin e kontratës me Milanin.
“Jam shumë i lumtur në Milano, ne po diskutojmë rinovimin e kontratës sime dhe gjërat po shkojnë shumë mirë”, tha ai për The Athletic.
Negociatat janë duke u zhvilluar për një marrëveshje të re pesëvjeçare dhe Theo dëshiron të qëndrojë, ka konfirmuar Fabrizio Romano. /Lajmi.net/