Hernan Crespo bëhet me skuadër të re

Pas një aventure të shkurtër në Serinë B me Modenan, Hernan Crespo është gati të rinisë karrierën e tij si trajner.

Sport

30/11/2018 11:30

Ish bomberi argjentinas ka një ofertë interesante në vendlindje për të marrë drejtimin e Banfield që nuk po ecën siç duhet në kampionat.

Trajneri aktual, Julio Falcioni ka vendosur të mos rinovojë kontratën dhe duket se Hernan Crespo është kandidati më i favorizuar për t’u ulur në stolin e ekipit që aktualisht ëshë në vendin e 12 pas 13 ndeshjesh.

Gjithashtu, Gabi Milito dhe Eduardo Dominguez janë kandidatë për drejtimin e Banfield.