Henry synon ta afrojë Pepen tek Monaco

Skuadra e Monacos dëshiron të përforcohet në afatin kalimtar të janarit, në mënyrë që të këndellet për pjesën e mbetur të sezonit.

Sport

05/01/2019 22:44

Ata janë në kërkim të një qendër mbrojtësi, dhe së fundmi po përmendët edhe një emër konkret.

Është isht mbrojtësi i Real Madrid, Pepe ai që ka përfunduar në radarin e Thierry Henry, shkruan “The Sun”, transmeton lajmi.net.

Henry është duke kërkuar lojtarë me eksperiencë të madhe për ta shpëtuar sezonin e Monacos.

Kujtojmë se edhe Fabregas është një nga lojtarët që pritet t’i bashkohet Monacos gjatë kësaj merkatoje. /Lajmi.net/