Henry shpalos dëshirën e tij për ta menaxhuar Arsenalin
Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, ka shfaqur haptazi dëshirën e tij për ta menaxhuar skuadrën e kuqe nga Londra Veriore.
Sport
Henry, që momentalisht është te skuadra e Montreal Impact, pas largimit nga skuadra e Monacos, shprehet se ëndrrën për ta menaxhuar Arsenalin e ka që prej ditës së parë kur filloi karrierën e tij si trajner, por që sipas tij ende nuk dihet se a do të ndodh apo jo.
“Unë ëndërroj që ta menaxhoj Arsenalin, kjo s’do të thotë që do të ndodh menjëherë”, u shpreh Henry, për ‘Canal+’ transmeton lajmi.net.
“Dua ta meanxhoj Arsenalin dhe do ta dua këtë gjë deri në ditën kur të vdes. Pasi u largua Arsene (Wenger) ishte e vështirë për mua ta kërkoja një gjë të tillë”, shtoi francezi.
‘Gunners’ momentalisht janë duke u drejtuar nga Mikel Arteta, i cili ka arritur ta kthejë skuadrën nga ‘Emirates Stadium’ në një ekip të pamposhtur gjatë vitit 2020.
13-herë kampionët anglezë tani janë në pozitën e nëntë me 37 pikë, por dukshëm më afër objektivit të Ligës së Kampionëve me vetëm katër pikë larg saj.
Fitorja e mbrëmshme kundër Evertonit ishte një paralajmërim se ‘Gunners’ nuk do të dorëzohen për një vend në katërshen e më të mirave, dhe Henry, paradoksalisht duhet ta presë një dështim të Artetas për t’u konsideruar si kandidat potencial për stolin. /Lajmi.net/