Henry me fanellë të Tottenhamit
Tifozët e Tottenhamit nuk humbën kohë t’i kundërpërgjigjen rivalëve të Arsenalit para ballafaqimit në kuadër të rrethit të tretë në FA Cup. Ata e mbuluan me fanellën e Tottenhamit statujën e legjendës së Arsenalit, Thierry Henry, që gjendet jashtë stadiumit Emirates. Veprimi që ishte bërë në formë shakaja nuk është pritur aspak si e tillë…

Sport
Tifozët e Tottenhamit nuk humbën kohë t’i kundërpërgjigjen rivalëve të Arsenalit para ballafaqimit në kuadër të rrethit të tretë në FA Cup.
Ata e mbuluan me fanellën e Tottenhamit statujën e legjendës së Arsenalit, Thierry Henry, që gjendet jashtë stadiumit Emirates.
Veprimi që ishte bërë në formë shakaja nuk është pritur aspak si e tillë nga tifozët e Arsenalit ku shumica prej tyre kanë shprehur reagime të ashpra në rrjetin social Twitter.
Gjatë ndeshjes, të cilën Arsenali e fitoi me rezultat 2:0, ata panë edhe ish sulmuesin Emmanuel Adebayor me fanellën e skuadrës rivale të qytetit.