Henry emëron ekipin që pëlqen të shikojë më shumë sesa Arsenalin

Vitet e fundit cilësia e lojës së Arsenalit është duke rënë gjithnjë e më shumë, e tani për momentin Gunners janë të pozicionuar në vendin e 11-të.

Sport

16/01/2021 10:18

Ish-lojtari i Arsenalit, Thierry Henry, ka emëruar skuadrën që pëlqen ta shikojë më shumë sesa Arsenalin këtë sezon.

Francezi ka qenë një lojtar shumë i rëndësishëm dhe njëri ndër më të mirët që ka luajtur në Arsenal, madje është golashënuesi më i mirë me 228 gola, transmeton lajmi.net.

“Këto ditë, më pëlqen të shoh Leedsin të luajë”, tha Henry në një intervistë.

Atij i pëlqen loja që Marcelo Bielsa ka vendosur,  ata vetëm sulmojnë dhe janë të përqendruar në fazën e sulmit pa marrë parasysh se më kë luajnë./Lajmi.net/