Henderson thumbon Coutinhon me këtë deklaratë

Jordan Henderson ka folur për ish-bashkëlojtarin e tij te skuadra e Liverpool, Philippe Coutinho.

Sport

18/02/2020 13:57

Henderson shprehet se është një fans i madh i brazilianit, por ai ka marrë një rrugë tjetër për dallim prej tij që ka vendosur të qendrojë të ‘Anfield Road’.

Për kapitenin e kampionëve evropianë, Coutinho është një lojtar fantastik, por thekson se koha e tij te skuadra angleze ka kaluar.

‘’Ai (Coutinho) është lojtar fantastik, ka gjithçka që i duhen një futbollisti dhe e dashuron futbollin’’, deklaroi 29-vjeçari, transmeton lajmi.net.

I pyetur për një rikthim të mundshëm të brazilianit, ai u përgjigj: ‘’Sigurisht se për mua do të ishte i mirëseardhur kurdoherë, por kjo nuk varet nga unë’’, përfundoi reprezentuesi i Anglisë.

Coutinho u largua nga Liverpooli në vitin 2017 për të kaluar te skuadra e Barcelonës. Pas një përvoje jo shumë të mirë në ‘Camp Nou’, ai u huazua te Bayern Munich ku as atje nuk po shkëlqen.

Humbja e rendimentit të futbollistit është komentuar shumë, kësisoj edhe spekulimet për një rikthim të mundshëm më Premierligë u rritën së tepërmi. /Lajmi.net/