Henderson: Synoj të jem numri një te Man United dhe Anglia

Portieri Dean Henderson mbetet i fokusuar të jetë numri një te Manchester United dhe Kombëtarja e Anglisë.

Sport

10/06/2021 16:37

24-vjeçari është duke garuar me portierin David de Gea për pozitën në formacionin bazë këtë edicion, duke bërë 26 paraqitje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net

I pyetur për synimet, Henderson konfirmoi se dëshiron të jetë numri një te United dhe Anglia.

“Po, 100 për qind. Kam biseduar për këtë në këto vite. Nëse më vendos në probleme nëse flas, apo më kthen mbrapa, ndoshta”.

“Por, në fund të ditës do jem ai e di se çfarë do ndodh, do vazhdojë të punojë çdo ditë dhe koha ime do vijë. Duhet të jem gati kur koha vjen”.

“Nuk ka arsye kur vesh fanellën e bardhë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Henderson mbetet prapa portierit të Evertonit, Jordan Pickford te zgjedhja e Anglisë./Lajmi.net/