Henderson i bën bashkë kapitenët, kërkon ndihma për mjekët

Jordan Henderson ka ndërmarrë një veprim të jashtëzakonshëm.

Sport

04/04/2020 09:45

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, ka kontaktuar kapitenët e skuadrave tjera të Premierligës për të formuar një fondacion për të mbledhur para për shërbimin Kombëtar të Shëndetit në Angli, raporton The Guardian, përcjell lajmi.net.

Futbollistët në Angli janë kritikuar për mos heqjen dorë nga një pjesë e pagave, dhe në mesin e tyre ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock. Ai tha se lojtarët duhet të tregojnë përgjegjësi sociale dhe të marrin pjesë në luftën kundër koronavirusit.

Kapiteni i Liverpool u ka thënë kapitenëve që të bëjnë çmos për të motivuar bashkëlojtarët që të dhurojnë para, të cilët do t’u drejtohen punonjësve të mjekësisë./Lajmi.net/