Hendboll – gjyqtarët kosovarë kalojnë me sukses testin fizik për të drejtuar ndeshje në Kupa Evropiane

Gjyqtarët kosovarë të hendbollit kanë kaluar me sukses testet fizike të Federatës Evropiane të Hendbollit.

Sport

27/09/2020 18:34

Ata do të jenë të gatshëm të drejtojnë ndeshje në nivelin ndërkombëtar, njofton FHK.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e FHK.

Gjyqtarët kosovarë të Federatës Evropiane të Hendbollit të dielën kanë kaluar me sukses testin fizik, që është obligativ për të drejtuar ndeshje në edicionin e ri të Kupave Evropiane.

Testi “Shuttle Run” është kryer në palestrën e re dhe të bukur në Samadrexhë, ndërsa video-xhirimet prej testimit janë nisur për në EHF. Prezent ishin sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, kryetari i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani dhe zyrtarë të tjerë të federatës.

Çiftet Erdoan Vitaku/Arsim Vitaku, Sherif Xhema/Besfort Jahja dhe Ilir Bytyqi/Syart Kasapi kanë treguar përgatitje të duhur dhe janë të gatshëm për stinorin e ri. Çifti tjetër me thirrje të EHF-së, Eshref Beqiri/Ilir Krasniqi, ka drejtuar të shtunën ndeshje në Kroaci dhe do të kryej testin më vonë.

Testimi për gjyqtarët tjerë kosovarë do të bëhet më 3 tetor në Prishtinë. /Lajmi.net/