Helmimi i 60 nxënësve në Shkodër, dalin përfundimet e analizave
Kanë dalë rezultatet e analizave të Drejtorisë së Shëndetit Publik, pas helmimit të rreth 60 nxënësve, në shkollën e mesme “Adem Haxhia” në fshatin Postribë, Shkodër.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/10/Screenshot_1-19-1.jpg)
Lajme
Pas analizave të kampionëve të ushqimeve, Drejtoria e Shëndetit Publik ka bërë me dije se nga mbi 20 monstra të marra nga nxënësit, 16 kanë rezultuar me salmonelë.
Kjo gjë ka sjellë helmimin e 60 nxënësve, të cilët pas përfundimit të mësimit kanë patur dhimbje barku dhe të vjella, pasi janë ushqyer një fast-food pranë shkollës. /tch