Hekuran Murati me një njoftim të rëndësishëm për pensionistët

17:49 | 14 Janar 2022

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se ka ekzekutuar pagesat për pensionet përgjatë së premtes.

Murati një gjë të këtillë e ka njoftuar nëpërmjet llogarisë zyrtare të tij në ‘Facebook’, teksa ka njoftuar edhe për numrin e përfituesve pensional, shkruan lajmi.net.

“Sot, me sesionin e fundit bankar, është realizuar pagesa e pensioneve për 293,347 përfitues”, thuhet në postimin e tij.

“Shpresojmë që ky ndryshim u ndihmon familjeve sadopak ta shtyjnë muajin, sidomos tani në janar, sepse shumica kanë pasur shpenzime më të larta se zakonisht për shkak të festave të fundvitit”, ka thënë më tej ai.

Qeveria përgjatë kësaj jave, në mbledhjen e fundit, ka njoftuar për rritje të pensioneve në 100 euro. Këtu përfshihen kategoritë e pensioneve invalidore, me nevoja të veçanta, pensione bazike dhe familjare. /Lajmi.net/