Heidi më mision të fshehtë: Cila është detyra e saj që do t’ia shtoj çmimit të madh 10 mijë euro

Ngjarje të jashtëzakonshme dhe të papritura u zhvilluan mbrëm në ‘Big Brother VIP Albania’ E në qendër të vëmendjes pa dyshim ishin Meritoni dhe Ilnisa, shkruan Lajmi.net. Çifti në fjalë përveç që u skualifikuan nga gara e papritura e kësaj është se atyre iu ka dhënë edhe një mundësi të fundit të qëndrojnë. Në dhomën…

ShowBiz

03/04/2024 10:30

Ngjarje të jashtëzakonshme dhe të papritura u zhvilluan mbrëm në ‘Big Brother VIP Albania’

E në qendër të vëmendjes pa dyshim ishin Meritoni dhe Ilnisa, shkruan Lajmi.net.

Çifti në fjalë përveç që u skualifikuan nga gara e papritura e kësaj është se atyre iu ka dhënë edhe një mundësi të fundit të qëndrojnë.

Në dhomën tjetër ku ishin të ftuar po ashtu po i priste edhe banorja tjetër Egla.

Banorët do të qëndrojnë deri të shtunën dhe do mund të kthehen prapë në shtëpi nëse publiku voton që ata të qëndrojnë.

Por, kjo nuk ishte e vetmja e re nga ky ‘reality show’, pasi që Heidit i është dhënë një mision i fshehtë.

Ajo ka për t’i bindur banorët se ka një vëlla të madh, i cili është Lidi e që po ashtu është banori më i ri në ‘Big Brother VIP Albania’.

Dhe ky mision do të jetë i fshehtë deri të shtunën dhe nëse përmbushët më sukses çmimit të madh do t’i shtohen 10 mijë euro.